Në ditën kur Forcat Ajrore ukrainase bënë me dije se nuk do të jenë në gjendje të përdorin avionët luftarakë F-16 këtë vjeshtë dhe dimër, Kievi ka njoftuar rrëzimin e një helikopteri rus pranë Zaporizhzhia-s.
Gjatë mëngjesit, forcat e armatosura ukrainase rrëzuan helikopterin e dytë rus Ka-5 në rajonin në fjalë.
Kjo u raportua nga Rbc-Ukraine duke cituar brigadën e 47-të të ushtrisë.
Trupat e Kievit po ashtu kanë shënuar suksese në jug të Urozhayne në rajonin e Donetsk, ku konsoliduan pozicionet e tyre.
Zëdhënësi i shtabit të përgjithshëm të forcave të armatosura të Ukrainës, Andriy Kovalev, tha në transmetim të drejtpërdrejtë në televizion se kanë rifituar territore.
“Forcat e mbrojtjes ukrainase vazhdojnë të kryejnë operacione sulmuese në drejtimet Bakhmut, Melitopol dhe Berdiansk. Në drejtimin jugor Urozhayne ata ishin të suksesshëm, duke konsoliduar pozicionet e tyre, sulme artilerie në objektivat e armikut dhe duke kryer masa kundër baterive“, shpjegoi ai, duke shtuar se rusët kryen ofensiva të pasuksesshme në zonat Avdiivka dhe Maryinka.
Sakaq, Rusia pretendon se sistemet e tyre të mbrojtjes ajrore rrëzuan një dron ukrainas mbi rajonin e Belgorodit. /A2CNN