Një sulm masiv me dronë ukrainas në Krime ka lënë qytetin e Sevastopolit pa energji dhe i ka vënë flakën një rafinerie në Rusinë e Jugut.
Sulmet e fundit thuhet se shënojnë përpjekjen e Kievit për t’iu kundërpërgjigjur një ofensive të Moskës në Ukrainën verilindore, e cila ka shtuar presionin mbi forcat e armatosura.
Bëhet e ditur se Ukraina ka sulmuar me mbi 50 dronë mbi Krime, dhe të tjerë në Krasnodar dhe Belgorod.
Gjithashtu, sulmet e kanë dëmtuar edhe termocentralin e qytetit, andaj vendi ka mbetur pa energji elektrike, shkruan yahoonews, përcjell Telegrafi.
Kundërpërgjigjet e mëparshme ukrainase kanë shkatërruar edhe aeroplanë dhe një strukturë magazinimi në bazën ajrore Belbek pranë Sevastopolit.
Ndërkohë, në Krasnodar, ushtria e Volodymyr Zelenskyt ka goditur një rafineri nafte.
Siç raportohet, Ukraina vazhdimit ka shënjestruar rafineritë dhe objektet e tjera energjetike thellë brenda Rusisë, duke i shkaktuar asaj dëme të konsiderueshme.
Dronët ukrainas kanë sulmuar edhe Novorossiysk, portin e madh të Detit të Zi.
Ndryshe, trupat e Ukrainës po luftojnë për të ndaluar përparimet ruse në rajonin verilindor të Kharkviti.
Një prej qyteteve më të sulmuara ditëve të fundit ka qenë Vovchansk, vetëm 5 kilometra nga kufiri rus.