Ukraina vret numrin 2 të marinës ruse, u eliminua bashkë me 10 oficerë të tjerë rus

Numri dy i marinës ruse, gjeneral madhor Mikhail Gudkov ka mbetur i vrarë në një sulm ukrainas në rajonin e Kurskut.

Sipas autoriteteve ruse, që kanë konfirmuar lajmin, Gudkov u vra në distriktin Korenevo, në kufi me Ukrainën.

Ndërsa sipas zyrtarëve në Kiev, Gudkov u vra bashkë me 10 oficerë të tjerë në një sulm të kryer ndaj një strukture të ushtrisë ruse.

Gjenerali major Gudkov udhëhiqte Brigadën e 155-të të marinës së ushtrisë ruse, që është përfshirë në ekzekutimin e të burgosurve ukrainas të luftës.

Marinarë të kësaj njësie, të kapur nga ukrainasit, konfirmuan se kishin vrarë apo parë teksa vriteshin ushtarët ukrainas.

Brigada e 155-të e marinës së flotës ruse të Paqësorit u rivendos në rajonin rus të Kurskut pas inkursionit surprizë të trupave ukrainase në gusht të vitit 2024.

Gudkov është një nga oficerët më të hershëm ushtarak rusë që vritet që nga fillimi i konfliktit. Më herët, Moska e kishte dekoruar Gudkov për “guxim në aksionet ushtarake ndaj Ukrainës”.

Presidenti Putin e kishte caktuar atë zëvendës komandant të përgjithshëm të marinës në muajin mars.