Kamerat të vendosura në dronë si dhe në helmetat e ushtarëve ukrainas, shfaqin operacionin kundër rusëve në afërsi të Bakhmutit.
Ishin pjesëtarët e brigadës së 3-të të ushtrisë ukrainase që ia mësynë istikameve të rusëve, duke i rrethuar në të gjitha anët, transmeton Telegrafi.
Kur e kuptojnë se nuk kanë nga “t’ia mbajnë”, dhjetëra ushtarë rusë dorëzohen përballë ukrainasve që më pas i prangosin dhe me ligjet ushtarake trajtohen si robër lufte.
Sulme të tilla nëpër istikame janë shpeshtuar, ku shumë aksione janë dokumentuar me video të ndryshme të filmuara si nga ajri ashtu dhe në tokë.
Se ukrainasit po avancojnë e kanë raportuar edhe agjencitë perëndimore të inteligjencës, kurse Kievi mbrëmë njoftoi se ka çliruar qindra kilometra katrorë që ishin nën kontrollin e rusëve.
Kundërofensiva e shumëpërfolur e ukrainasve, sipas analistëve perëndimorë të sigurisë ka filluar të jap efektet e saj të para.
Në jug dhe lindje të Ukrainës, ushtarët e Volodymyr Zelenskyt po avancojnë – duke i detyruar rusët të tërhiqen. /Telegrafi/