Nga Aleksander Hasanas (Mili Butka)
Ulpiana një qytet shqiptar një vendbanim i hershëm mbi 2000 vjeçar,
që në shekullin e I-rë para erës sonë, Strabo e përmend këtë qytet Ulpianën duke e quajtur “Qyteti i vjetër”.
Ulpiana gjatë shekullit të 3-të dhe të 4-t ka arritur kulmin e saj të zhvillimit dhe kishte emrin Ulpiana Splendissima Komunal [8] Në 518 e.s.a, pas tërmetit Justinian idha një emër të ri në qytet: Justiniana Secunda [7]
Çdo të thotë në shqip; ULPIANA?
Në kuptimin e “Gjithësisë – globit -Tokësor”, (γη)-Gji e Gjitha, – e Tëra; Terra , tok’ -“Tokë” e pa-Anë, e pafund, Anë e mb/Anë, anë e kand, (Bizaand = vënd buzë për buzë) etj. – Pra; “Ana” ka kuptimin baraz “Tokë”
Dielekti i bukur geg, krejt i veçantë specifik, vendit i thotë; V’and = Ande – Dhe – Tokë.
Shohim se emri “Ulipiana” është një fjalë e përbërë dhe pikërisht ajo mund të ndahet kështu:
ULPIANA = UL- PI – ANA
Pra thjeshtë e qartë kuptojmë se kemi të bëjmë me një vend banim të ndërtuar në “fushë” vend i “Ulët”i ulur poshtë anëve të maleve përreth.
Ashtu siç ndodh tek emrat, “Ulqin – Qytet”, “Ulzë – Fshat” ndërsa në botanikë kemi:
ULZË
Dru “i vogël – i ulët”, ose “shkurre – i/e shkurtër”, ky dru nga gjinia e panjave, ajo ka degë të murrme në të kuqë, me gjethe vezake e të dhëmbëzuara, me lule të bardha në të blerta.Në gjuhen shqipe, kemi plot vende të tjera lugina “qafa” malesh me “anë” të zëna, të zana, nga malet e larta e te thepisura – ndryshe quajtur “Qafa e Kazanit” .
Pra emri i këtij qyteti antik me vlera të mëdha kulturore mbi trashgiminë shqiptare ka një rëndësi të madhe, sepse ajo vërteton njëkohwsisht autoktoninë e lashtë iliro-shqiptare, por jo vetëm, ajo flet shqip, ajo gjendet e shkruar shqip, gdhendur në këtë pllakë guri si adresë pasaportë -shqiptare.Ne këte plallakë guri shkruhen dy emra “Ulpiana = vend i ulët – Ulzë, e cila në latinisht përkthehet, ashtu siç ndodhet edhe e shkruar në këtë pllakë guri “Colazo”.Rrënojat e këtij qyteti si dhe nëntoka e saj fsheh ende shumë mistere të cilat presin të dalin në dritë, por dikujt kjo dritë ju verbon sytë …
Në këtë qytet është gjetur një kishë shumë e vjetër ndoshta më e vjetra në gjithë rajonin Ilirik
Objekte të tjera gjetur në rrënojat e qytetit janë disa, por ato më të rëndësishme janë:. Koka e një gruaje, koka e njeriut, kreu i Erosit dhe maskë tragjike