Ylli i Paris Saint-Germain, Kylian Mbappe, është duke qëndruar në Kamerun për një vizitë në vendlindjen e babait të tij.
Nga kjo vizitë është bërë virale siguria që po iu ofrohet Mbappe-s, derisa përveç policëve, edhe ushtria ishte e angazhuar në ruajtjen e tij.
Nga kjo vizitë, Mbappe do të takohet me kryeministrin e Kamerunit, Joseph Ngute.
Në kuadër të kësaj vizite gjithashtu është planifikuar që francezi ta vizitojë një shkollë, që ishte ndërtuar nga fondacioni i tij.
Ylli francez do të kthehet në Paris pas vizitës, por duket se ai dhe kryeqyteti francez do të ndahen së shpejti.
Mbappe e ka refuzuar rinovimin e kontratës këtë verë me parisienët, andaj me shumë gjasë ai do të shitet këtë verë.