Zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Jonathan Conricus thotë se militantët e Hamasit u prenë kokat foshnjave gjatë valës së tyre vdekjeprurëse të sulmeve në fundjavë.
Conricus thotë se një mjek ligjor që vizitoi pasojat e masakrës në kibucin Be’eri kishte parë trupat e fëmijëve dhe kishte konfirmuar se si ata vdiqën, përcjell klankosova.tv.
”E pranoj se na u desh ca kohë për ta kuptuar dhe verifikuar atë raport dhe ishte e vështirë të besohej se Hamasi mund të kryente një akt kaq barbar”, thotë ai.
“Unë mendoj se tani mund të themi, me besim relativ, se kjo është ajo që bëri Hamasi… kishte trupa të shpërndarë kudo, të gjymtuar”, citon BBC.