Batalioni i Këmbësorisë në Ushtrinë Shqiptare ka zhvilluar së fundmi në stërvitje në rajonin e Vaut të Dejës në veri të vendit.
Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka shpërndarë foto nga stërvitja duke e cilësuar atë si të rëndësishme për përmirësimin e taktikave mbrojtëse.
“Një tjetër stërvitje e rëndësishme përfundoi në rajonin stërvitor të Vaut të Dejës. Batalioni i Këmbësorisë, zhvilloi stërvitjen kompaktësuese të koduar Hajmeli 23, me qëllim përmirësimin e aftësive taktike në operacionin mbrojtës. Forcat e Armatosura vazhdojnë të punojnë fort për të siguruar se jemi gati për të përballuar çdo sfidë në mënyrë efektive dhe me sukses”, tha Peleshi.
Pak kohë më parë, Shqipëria ishte një nga vendet pritëse të stërvitjes së NATO-s “Defender Europe 23”.