Vajza 12-vjeçe e lidhur me 29-vjeçarin/ Flet e ëma: Kishin 3 vite që flinin në një dhomë

Mirela Bosi, nëna e 12 vjeçares e cila denoncoi djalin e bashkëjetuesit për shkak se kryente marrëdhënie seksuale me të miturën prej gati 2 vitesh, ka folur për Euronews Albania ku tha se prej 3 vitesh vajza e saj e mitur dhe djali i bashkëjetuesit të saj flinin në të njëjtën dhomë.

Nëna e 12-vjeçares tha ndër të tjerat se e ka kuptuar dy muaj më parë që vajza e mitur abuzohej nga 29-vjeçari, pasi i kishte dëgjuar mbrapa derës, por nuk kishte denocnuar direkt pasi kishte frike nga bashkëjetuesi i saj.

“Ai thoshte e kam si motër por unë e pyesja pasi vajza rinte e mbyllur. E zbulova nga telefoni. Ai e pranoi ndërsa psikologia më tha sot që ata duhen të dy. Vajza më thotë e kam si vëlla por mendoj se bëjnë lojë me mua. Prej 3 vitesh ata flinin në të njëjtën dhomë me justifikimin që s’ka dhomë ku të flemë. Bashkëjetuesi flinte me vajzën e tij të vogël ndërsa vajza ime flinte në një dhomë me djalin e tij. Pashë fotot që kishin dalë të dy të përqafuar në telefon dhe disa biseda.Vajza nuk ju është nënshtruar kontrolleve mjekësore deri tani. Nuk më tregon vajza asgjë. Asnjëri nuk e pranon nga të dy të vërtetën. E kuptova dy muaj më parë i dëgjova pas derës por nuk denoncova direkt se kisha frikë nga bashkëjetuesi sepse më dhunonte. Ajo është fëmijë”, – tha nëna e 12-vjeçares.

Kujtojmë se 29-vjeçari nga Vërdova i Pogradecit u arrestua nga policia dy ditë më parë për kryerjen e marrëdhënieve seksuale me të mitur.