Valiev nderon Shqipërinë me medalje ari në Evropian

Chermen Valiev është shpallur kampion i Evropës në mundje për peshat deri në 74 kilogramë.

Një arritje e jashtëzakonshme e mundësit çeçen, i cili garon për ngjyrat kuqezi, duke marrë një rezultat maksimal kështu, pas suksesit me medalje bronzi në Lojërat Olimpike të Parisit.

Valiev triumfoi në finale ndaj rusit Zaurbek Sidakov.

Sa i takon rrugëtimit të Valiev, në gjysmëfinale, ai triumfoi 6-0 ndaj azerit Aghanazar Novruzov, ndërsa në çerekfinale kaloi 10-0 Ramazan Ramazanov.

Më herët, mundësi Zelimhan Abakarov, i cili përfaqëson ngjyrat e Shqipërisë, ka lënë gjurmë në Kampionatin Evropian të mundjes, duke rrëmbyer medaljen e bronzit.

Evropiani po zhvillohet në Bratislavë të Sllovakisë, ku Abakarov fitoi medalje bronzi, pasi triumfoi 11-0 në finalen për vendin e tretë.

Një sukses shumë i rëndësishëm ky për mundësin çeçen me pasaportë shqiptare, i cili u zhgënjye në Lojërat Olimpike, duke mos marrë një medalje, ndryshe nga shokët e tij të ekipit, Islam Dudav dhe Chermen Valiev, të cilët arrin shkallën e tretë të podiumit.

Ky është një rikthim i Abakarov te medalja, në një kampionat ku përballen më të mirët.

Ai pati shans edhe të kalonte në finale për medaljen e artë, por u mund nga armeni Arsen Harutyunyan me rezultatin 5 me 2.