Vandalizohen varrezat e martirëve në Vushtrri: Po shkatërrohen nga dikush

Në qytetin e Vushtrrisë, në varrezat e Martirëve, nga persona të panjohur janë duke u shkatërruar gurët e varreve.

Një qytetar i Vushtrrisë, tha për Insajderin se në ato varreza janë 74 martirë të vrarë gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Ai tha se varret e Martirëve po vandalizohen e shkatërrohen nga dikush.

“Në Vushtrri janë 74 martir. Po vandalizohen varret e Martireve, po shkatërrohen nga dikush”.

Ndërkohë që nuk dihet se kush janë personat që e kanë bërë një gjë të tillë.

Pamje nga vendi i ngjarjes, ku shihen gurët e varrezave të shkatërruar e të thyer.

Gazeta Insajderi ka dërguar pyetje në Prokurorinë Themelore të Mitrovicës.

“Për rastin është njoftuar prokurori kujdestar i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë. Është hapur rast ndaj NN personave, për veprën penale “Dëmtimi i varrezave”, ky rast është duke u hetuar me Policinë e Kosovës”, thuhet në përgjigjen e PTH të Mitrovicës.

Insajderi poashtu është në pritje të përgjigjeve nga komuna e Vushtrrisë.