Vatikani shpërndau të martën në mëngjes imazhet e para të trupit të pajetë të Papa Françeskut, i cili u nda nga jeta në moshën 88-vjeçare më 21 prill.
Data e funeralit të Papës do të vendoset sot nga Kardinalët. Funerali duhet të bëhet ndërmjet ditës së katërt dhe të gjashtë pas vdekjes.
Vdekja nuk është fundi i gjithçkaje, por fillimi i diçkaje. Është një fillim i ri, sepse ne do të përjetojmë diçka që nuk e kemi përjetuar kurrë plotësisht: përjetësinë
Kështu tha Papa Françesku më 7 shkurt, në parathënien e librit të kardinalit Angelo Scola me titull “Duke pritur për një fillim të ri. Reflektime mbi moshën e vjetër”.

