Vdekja e presidentit iranian, Shtëpia e Bardhë: Raisi kishte duart e lara me gjak

Shtëpia e Bardhë ka reaguar për vdekjen e presidentit të Iranit, Ebrahim Raisi. Zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit Matteu Miller tha se presidenti Raisi mori pjesë në mënyrë brutale në shtypjen e popullit iranian.

“Ai ishte i përfshirë në abuzime të shumta të tmerrshme të të drejtave të njeriut, duke përfshirë luajtjen e një roli kyç në vrasjen e mijëra të burgosurve politikë në 1988.

Disa nga abuzimet më të këqija të të drejtave të njeriut kanë ndodhur gjatë mandatit të tij si president. Veçanërisht luajti rol në shtypjen e të drejtave të grave dhe vajzave në Iran”, tha zëdhënësi.

Miller shtoi se gjithsesi i vjen keq për vdekjen e Raisit, pasi është për të ardhur keq për çdokënd që vdes në një aksident me helikopter.

Kjo nuk ndryshon faktin që ai kishte duart e lara në gjak”, deklaroi ai.
Miller shtoi se qasja e SHBA-ve ndaj Iranit nuk ka ndryshuar. Sipas tij, Irani ka kërkuar ndihmë tek SHBA pas aksidentit, por se Uashingtoni nuk e ka dhënë dot këtë lloj ndihme, “për shkak të mungesës së logjistikës”.