Ka ndërruar jetë një 109-vjeçar nga fshati Llojan i Maqedonisë, i cili thuhet se ishte njeriu më i moshuar në rajon.
Përmes një njoftimi të faqes së këtij fshati, ata kanë dhënë detaje rreth ceremonisë së varrimit, ku përmendet se edhe ishte njeriu më i moshuar në rajon.
“S’ka dyshim që çdo shpirt i gjallë do ta shijojë vdekjen. Sot në moshën 109 vjeçar ndërroi jetë Ramiz Selmani, njeriu më i moshuar në rajon, i cili jetoi jetën me shëndet të mirë. Varrimi i të ndjerit bëhet nesër, pas namazit të drekës, në varrezat e fshatit Llojan. Allahu e mëshiroftë të ndjerin, kurse familjes dhe miqve i dhëntë durim”, thuhet në njoftim.