Blerim Vela është larguar nga pozita e Shefit të Stafit në Presidencë.
Një gjë të tillë e ka bërë të ditur Zyra e Presidencës me anë të një njoftimi për media. Në njoftim thuhet se Vela do t’i kthehet angazhimit profesional dhe atij familjar.
“Shefi i stafit të Presidentes Osmani, z. Blerim Vela ka përfunduar angazhimin e tij në Presidencë. Ai do t’i kthehet angazhimit të tij profesional dhe familjes”, thuhet në njoftim.
“Presidentja Osmani e ka falënderuar z.Vela për angazhimin e deritashëm dhe i ka uruar sukses në angazhimet e mëtejme”, vijon njoftimi.
Vela ishte emëruar në këtë post në prill të vitit 2021 nga Presidentja Vjosa Osmani.