Vepër e vitit 1860/ Përfundon restaurimi i ikonës ‘Joan Pagëzori’

Pas një pune disa mujore, ka përfunduar ndërhyrja restauruese në ikonën “Joan Pagëzori”. Ndërhyrja është kryer në laboratorin e Restaurimit dhe Konservimit.

Vepra, që cilësohet si një thesar ikonografik, është realizuar në vitin 1860.

Vepra para restaurimit

Vepra kishte pësuar dëmtime të mëdha në të gjitha komponentët e saj.

E veçanta e kësaj ikone është paraqitja në miniature e skenës së lindjes të Joan Pagëzorit.

Restaurimi i plotë i ikonës

Joan Pagëzori është një ndër figurat më të rëndësishme të krishtërimit, i njohur ndryshe si “pararendësi”./CNA