Veprat e artit, BE e SHBA destinacionet e trafikut, Arkeologët: Trafiku i tyre është bërë më i sofistikuar

Statujat, artefaktet, monedhat e lashta janë kryesisht objektet që vijojnë të trafikohen në Shqipëri. Destinacionet ku trafikohen këto objekte historike, vlera e të cilave rritet edhe më shumë në tregun e zi janë kryesisht ato të Bashkimit Europian, sipas Policisë së Shetit.

Arkeologu dhe studiuesi Skënder Muçaj thotë se destinacioni final është Amerika, pasi aty janë koleksionuesit më të fuqishëm.

“Më i sofistikuar është trafiku i veprave të artit, për arsye se kalojnë në duart e personave të fuqishëm. Kam parë objekte të trafikuar nga Shqipëria në SHBA”, shprehet arkeologu dhe studiuesi Skënder Muçaj.

Për arkeologët, gjithë operacioni deri në destinacionin final është bërë shumë herë më i sofistikuar dhe më i vështirë për t’u gjurmuar.

“Përgatitja jonë nuk është aq e madhe siç e ka Greqia ose Italia për t’i parandaluar për t’i nxjerrë jashtë”, thotë Muçaj.

Ato që bien më shumë pre e gërmimve ilegale janë Varret Tumulare në mbarë vendin.

“Kryesisht janë objekte metalike. Dihet në një var ka edhe objekte të tjera me vlera të rëndësishme”, thekson arkeologu Muçaj.

Vetëm një monedhë bronzi, e cila nuk është e rrallë për tu gjetur nga koleksionuesit mund të shkojë edhe në 2 mijë Euro, ndërsa më të kripura bëhen çmimet për objektet që janë më të veçanta.

“Vlera e tyre varret nga rrallësia”, tha arkeologu.

Megjithatë rastete e evidentuara nga autoritetet mbeten të pakëta, ku sipas Policisë së Shtetit, gjatë 2022 janë evidentuar 3 raste trafikimi, në 2023 janë 7dhe në 2022 vetëm 2./tvklan/