VIDEO: “Apokalipsi” ka mbërritur në Kroaci! Njerëzit shikojnë stuhinë që po afrohet me frikë

Stuhia e fuqishme që goditi Slloveninë ka mbërritur edhe në Kroaci. Skenat e afrimit të reve të zeza, të ndjekura nga ndikimi i një stuhie të fuqishme, janë filmuar në të gjithë vendin.

Siç u njoftua më parë, një stuhu e fort do të godasë Istrinë sllovene dh Gjirin e Triestes dhe përgjatë bregdetit slloven.

Për Istrinë është shpallur alarm i kuq për shkak të një stuhie të mundshme, ndërsa për pjesën tjetër të vendit është në fuqi një paralajmërim portokalli për shkak të stuhive të mundshme.

Alarmi i kuq u shapall në Zagreb

DHMZ sapo ka shpallur alarmin e kuq për zonën e Zagrebit.

Për sot, 21 korrik 2023, DHMZ ka lëshuar një paralajmërim të kuq për shtrëngata për rajonin e Rijekës, Karlovacit dhe Gospiqit dhe një paralajmërim portokalli për rajonin e Osijekut dhe Zagrebit.