VIDEO: Çmenduria, BMW “X6″ përfundon në digën e liqenit artificial

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në orët e para të mëngjesit në Tiranë.

Një makinë e tipit BMW “X6” e cila po udhëtonte në “Rrugën e Kosovarëve”, ka dalë nga rruga duke fluturuar nga barrierat dhe ka përfunduar në digën e Liqenit të Tiranës.

Nuk dihet ende sa persona kanë qenë në automjet, ndërsa drejtuesi i mjetit është larguar nga vendngjarja.