VIDEO/ Djali qëllon me gjashtë plumba drejt vrasësit të babait të tij në sallën e gjyqit

Pamjet horror tregojnë momentin kur një burrë tentoi të vriste vrasësin e dyshuar të babait të tij gjatë një seance gjyqësore, duke qëlluar ndaj tij gjashtë herë përpara se ta godiste me qytën e armës.

Video e kamerave të sigurisë nga brenda sallës së gjykatës në São José do Belmonte, Brazil, tregon gjyqtarët dhe anëtarët e jurisë që vrapojnë për të shpëtuar pasi Cristiano Alves Terto, 27 vjeç, hapi zjarr. Në një përpjekje për të vrarë Francisco Cleidivaldo Mariano de Moura, vrasësi i mundshëm ngrihet në fund të dhomës dhe fut dorën në xhep.

Ai kalon pranë jurisë, ndërsa një grua e kap për krahun në një përpjekje të dukshme për ta ndaluar. Por ai largohet nga kontrolli i saj dhe zbret në zonën e ndenjëseve para se të nisë sulmin e tij ndaj Moura. Ai nxjerr armën dhe tërheq këmbëzënën, por Moura arrin të pengohet dhe duket se i shpëton goditjes. Ndërsa vrapon për strehë pas tavolinës, Terto i tërbuar e ndjek atë duke qëlluar drejt burrit të paarmatosur.

Anëtarët e jurisë shihen duke ikur nga vendi i ngjarjes ndërsa Terto vazhdon sulmin. Incidenti ndodhi në nëntor të vitit të kaluar, por pamjet u publikuan vetëm të martën. Terto u arrestua një ditë pas ngjarjes dhe iu sekuestrua edhe revolja e kalibrit 38 të përdorur, sipas Policisë Ushtarake të Pernambuco. Më pas, ai u dërgua në paraburgim më 30 nëntor.