VIDEO/ E gjithë Varshava shqipton emrin e tij, Ernest Muçi i shënon skuadrës së Premier League në CL

Legia e Varshavës po fitoi 2-1 kundër Aston Villës në kryeqytetin polak, me sfidën që vlen për raundin e parë të Conference League në grupin E.

Për vendasit ka shënuar edhe Ernest Muçi. Sulmuesi i Kombëtares e ka nisur ndeshjen nga minuta e parë, duke mos zhgënjyer pritshmëritë e stafit teknik.

22-vjeçari pasi bëri 45 metër sprint, ia doli të jetë i vetëm përballë portierit mik dhe shënoi pas një pasimi të Uszolek për golin që e dërgoi rezultatin 2-1 në minutën e 26-të.

Më herët për Legian shënoi Uszolek dhe barazoi përkohësisht Duran. Ky është goli i dytë për Muçin në kompeticionet evropiane këtë sezon, teksa shqiptari ka shënuar edhe tre herë të tjera në kampionat. Pas golit të sotëm, të gjithë tifozët e Legias në Varshavë kanë brohoritur emrin e tij.

Forma e mirë e djaloshit ka bërë që trajneri Sylvinho ta ftojë në Kombëtare, por pa i besuar minuta.