VIDEO: Lojtarët e Argjentinës tallen: Një minutë heshtje për Mbappen

Portieri i Argjentinës, Emiliano Martinez, mund të ketë treguar sportivitet kur ngushëlloi Kylian Mbappe në fushë, por ai nuk u përmbajt duke tallur superyllin francez gjatë festimeve në dhomën e zhveshjes së skuadrës së tij.

Martinez bëri një pritje vendimtare në momentin e vdekjes në kohën shtesë për t’i mohuar golin Randal Kolo Muani dhe më vonë ia priti penalltinë Kingsley Coman, për të frymëzuar Argjentinën për suksesin e parë në Kupën e Botës që nga viti 1986.

Ndërsa tifozët argjentinas brenda stadiumit Lusail festuan plot gëzim, Martinez shkoi për të ngushëlluar Mbappe, i cili shënoi një hat-trick të shkëlqyer për Francën përpara se të shënonte penalltinë nga pika në egzektutimin e penalltive.

Mbappe, fitoi Këpucën e Artë dhe u bë lojtari i parë që nga legjenda e Anglisë, Geoff Hurst në 1966, që shënoi një hat-trick në finalen e Kupës së Botës.

Portieri argjentinas u tall me lojtarët me Mbappen duke thënë “Një minutë heshtje për Mbappen”.