TIRANË– Pas përfundimit të seancës parlamentare ka vijuar përplasja e demokratëve me gardën dhe efektivët e policisë.
Pamjet tregojnë momentin kur një efektiv i FNSH-s ka tentuar që t’i nxjerr armën deputetit Luan Baçi.
Ndërkohë që po shtyheshin me njëri-tjetrin, efektivi vendosi dorën në armë. Por pas reagimit të menjëhershëm të deputetëve opozitarë, efektivi e ka hequr dorën nga arma.