Një incident i rëndë është regjistruar në protestën pro-Palestinës që u mbajt në qytetin e Adanas në Turqi.
Protestues me flamuj të Turqisë dhe Palestinës janë përpjekur të hyjnë me forcë në bazën amerikane të Incirlik dhe mes brohorimash kanë kërkuar mbylljen e saj dhe largimin e ushtarëve nga vendi.
Turqia ka kritikuar Izraelin për vrasjet në Gaza, ndërsa president Erdogan ka kritikuar vazhdimisht SHBA për mbështetjen e saj pa kushte ndaj Izraelit.