Senatori republikan, njëherësh drejtues i të djathtëve në Dhomën e Lartë të përfaqësuesve, Mitch McConnell, ka shfaqur një tjetër episod, në të cilin ai ka “ngrirë” tërësisht për disa sekonda.
Incidenti i tij ndodhi sërish në një konferencë shtypi me gazetarë, teksa u pyet nëse do rikandidonte sërish në zgjedhjet e mesmandatit 2026. Por pas pyetjes, Mitch ngriu i gjithi për disa sekonda.
Kjo nuk është hera e parë që senatori amerikan përfshihet në të tilla incidente. Disa javë më parë, ai ngriu i gjithi po prapë gjatë një konference ku u desh të largohej dhe të rikthehej sërish pak më vonë.