Publiku në Ekuador është shokuar nga një ngjarje e pazakontë e cila ka ndodhur në një studio televizive gjatë transmetimit live.
Një grup personazh të maskuar u futën të armatosur në studion televizive, skenë e cila u përcoll në të gjitha shtëpitë e qytetarëve të Ekuadorit.
Duke përdorur pistoleta, mitralozë dhe shkopinj dinamiti, kriminelët e maskuar sulmuan selinë e rrjetit TC Televisión në qytetin më të madh të Ekuadorit, Guayaquil.
Sipas mediave të huaja personat e armatosur po mbajnë peng njerëzit që ndodheshin në studio, ndërsa pamjet janë bërë virale në rrjetet sociale.