VIDEO/ Shqipëria nuk mposhtet në Hamburg, Gjasula shënon në minutën e fundit dhe i jep barazimin kuqezinjve kundër Kroacisë

UDATE Shqipëria ka marrë një barazim të rëndësishëm në minutën e fundit përballë Kroacisë, me Klaus Gjasulën që shënoi në minutën e fundit për t’i dhënë pikën e parë kuqezinjve në këtë Europian.

Sfida nisi mjaft mirë për kuqezinjtë, të cilët gjetën rrugën e rrjetës që në minutën e 11’ me anë të Qazim Laçit pas një goditje me kokë.

Rastet ishin të shumta nga kuqezinjtë me Asllanin dhe Manajn, por pa arritur ta çonin në rrjetë.

REZULTATI:

KROACI 2-2 SHQIPËRI

Kramaric 74′, Gjasula (A.G) 76′ / Laçi 11′, Gjasula 90+5′

KOMENTI LIVE:

90+5′ GOOOL SHQIPËRIA/ Gjasula (VIDEO)

Shqipëria ka kaluar në epërsi ndaj Kroacisë vetëm pas 11 minutave lojë.

Ishte minuta e 11-të, kur Jasir Asani asistoi për mrekulli te Qazim Laçi i cili realizoi me kokë për 1-0.