Tifozat e kombëtares kuqezi po grumbullohen në Dyseldorf në prag të ndeshjes me Spanjën, sot në mbrëmje në orën 21:00.
I gjithë sheshi është veshur kuq e zi nga tifozat të cilët ja kanë marrë valles me lodra dhe curle ashtu siç e do zakoni për çdo ndeshje të Kombëtares Shqiptare në EURO2024.
Në Dusseldorf ka mbërritur dhe ‘Skënderbeu’ që po feston me tifozat kuq e zi.
Të organizuar ata po festojnë me brohoritje dhe duartrokitje për këtë ndeshje, ku me siguri si në çdo ndeshje dhe kjo festë do i shërbejë si një motivim për të dhënë maksimumin e tyre në ndeshjen, Kombëtares Shqiptare.