VIDEO: Transportonte 40 cisterna naftë për ushtrinë ruse, ukrainasit godasin me raketa amerikane trenin

Një tren rus i nisur nga Krimea për të furnizuar me naftë forcat ushtarake të Moskës në Zaporizhzzhia, është hedhur në erë nga ukrainasit.

Treni që transportonte 40 cisterna me naftë është sabotuar falë një operacionit të Inteligjencës ukrainase (SBU)) dhe ministrisë së Mbrojtjes, duke çuar kështu në zvogëlimin e kapaciteteve logjistike të ushtrisë ruse në rajonin e pushtuar.

SBU pranon se ka bashkëpunuar me grupin kolaboracionist Tavria për të shënjestruar trenin rus. Operacioni filloi në afërsi të fshatit Oleksiyivka në qarkun Bilmatsky, kur SBU-ja ukrainase sabotoi binarët e trenit.

Kjo bëri që treni të del nga shinat dhe rezervuarët me naftë u përfshinë nga zjarri pas kësaj.

Ndërkohë grupi Tavria përdori sistemin raketor amerikan HIMARS për të goditur me precizion rusët, duke shkatërruar lokomotivën dhe binarët, duke garantuar që nafta të mos arrinte në destinacion.

Sulmi jo vetëm që shkatërroi rezervuarët e naftës në tren, por edhe binarët që çonin në pjesë të tjera ku janë të shpërndarë trupat ruse, të cilat këtë fundvit po përballen me mungesë të ushqimit dhe karburantit.