Mediumi izraelit në gjuhën angleze, “Jerusalem Post”, ka raportuar se disa persona të panjohur po presin në aeroportin e Republikës së Dagestanit në Rusi, për t’i sulmuar shtetasit e Izraelit.
Duke cituar media ruse, “JP” ka shkruar të dielën se personat e mbledhur në aeroport brohorisnin “Allahu Ekber” dhe prisnin derisa të aterronte aeroplani që po fluturonte nga Izraelit.
Sipas pamjeve të Nextas, autoritetet kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe e kanë mbyllur aeroportin për çështje sigurie.
Pamjet po qarkullojnë në rrjetin social X, derisa ende s’ka reagim nga zyrtarët e aeroportit.