VIDEO: Ushtari rus i vetmi i mbijetuar, i dorëzohet dronit ukrainas

Një ushtar rus shihet në pamjet që janë postuar nga Forcat e Armatosura të Ukrainës, ndërsa ushtarë të tjerë rusë kanë humbur jetën në llogoren e betejës.

Ushtari rus, pasi sheh dronin, sinjalizon dëshirën e tij për t’u dorëzuar në ushtrinë ukrainase.

Ai tani shihet si i paarmatosur dhe pranon një mesazh nga ukrainasit që e urdhërojnë të ‘ndiqte dronin’, ushtari rus i bindet këtij urdhri.

Ushtria e Kievit raportoi se ai ishte në gjendje të dorëzohej në mënyrë të sigurt.

Video supozohet se është regjistruar dje në Bakhmut, në zonën ku ka avancuar Kievi.