Gruaja që drejton bujqësinë shqiptare, ministrja Anila Denaj, ofron rastin e një juristi shndërruar në blektor.
“Klajdi Myzaferaj, juristi 35-vjeçar nga Vlora, tashmë është fokusuar tek blegtoria. ‘Ka kërkesë të lartë në treg për mish dhe qumësht. Pasi bëra një bilanc, vendosa të ndërtoj një stallë dhe pritshmëritë janë që tështoj edhe më tej tufën blegtorale, e të dal me markën time’, shprehet ai”, shkruan Denaj, për të riun që ka bërë një kapërcim profesional nga zyra në stallë, nga njerëzit te lopët, nga ligjet e nenet te gjinjtë për t’u mjelë.
“Ka dy vite që menaxhon një fermë në Bunavi të Vlorës, me 120 krerë gjedh, me një prodhim ditor prej 2100 litra qumësht. Ushqimin e kafshëve e siguron me mbjelljen e 40 hektarë tokë, që e ka marrë me qira në zonën përreth. Në fermë ka të punësuar shtatë persona”, detajon më tej ministrja e Bujqësisë.