Vrasja e 14-vjeçarit- Mjeku nuk firmos epikrizën e autorit, bllokon transferimin e tij në burg

Një grup i ngritur nga drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka hasur në rezistencën e mjekut të spitalit privat për transferimin e 14 vjeçarit të dyshuar si autor të ngjarjes në shkollën Fan Noli.

Stafi mjekësor nuk firmos epikrizën ndaj 14 vjeçarit Mario P., që do t’i hapte rrugën Drejtorisë së Burgjeve për zbatimin e masës së arrestit të të miturit.

Mësohet se grupi i ngritur nga drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, po qëndron në ambientet e spitalit privat pa asnjë përgjigje.

Ngjarja tragjike ndodhi më 19 nëntor në afërsi të shkollës “Fan Noli”, ku tre të mitur u konfliktuan me njëri-tjetrin dhe si pasojë e plagëve të marra me thikë humbi jetën 14 vjeçari Martin Cani.

Gjykata ka dhënë masën “arrest me burg” për Mario Perlleshaj, autorin e vrasjes së bashkëmoshatarit, 14 -vjeçarit Martin Cani pranë shkollës “Fan Noli”.