Sekretari i Zyrës Ndërlidhëse të Kosovës në Serbi, Fatmir Haxholli, është shprehur i shokuar me vrasjen e 19-vjeçarit Shqipron Muçiqi, në territorin e Serbisë.
Ai tha se Serbia, “për këdo nga Republika e Kosovës, është vendi më i pasigurtë dhe më i rrezikshëm në Evropë”.
Postimi i tij i plotë:
I shokuar me humbjen e jetës së të riut, Shqipron Muqiqi. Ngushëllimet më të sinqerta për familjen.
Nuk ka gjë më të trishtë, se kur një i ri humb jetën, duke ëndërruar një jetë më të mirë. Tragjedi!
Nga Beogradi, Serbia, e them se Serbia, për këdo nga Republika e Kosovës, është vendi më i pasigurtë dhe më i rrezikshëm në Evropë. Kështu do të mbetët derisa fryma anti – Kosovë, në Serbi, frynë në veri, jug, lindje dhe perendim të këtij vendi.
Nuk ka rëndësi çfarë pasaporte keni, nëse flisni shqip, jeni nga Kosova, dhe keni shkelur brenda kufinjëve të këtij vendi, ju keni vendosur jetën tuaj dhe të bashkëudhëtarëve tuaj në lojë!