Pesëmbëdhjetë persona në Capri, që besohet se i përkasin dy grupeve të ndryshme kriminale që operonin në trafikun ndërkombëtar të drogës, u arrestuan nga Guardia di Finanza.
Por arsyeja që ka çuar në zbulimin e dy rrjeteve të narkotrafikut është sa për të qeshur edhe serioze. Sipas mediave italiane, të dyshuarin si “koka” e dy grupeve, Alessandro Corrado, ra pre e hetimeve të policisë pasi në verën e vitit 2021 vrau një pulëbardhë duke e goditur me gurë pasi shpendi i kishte vjedhur një sanduiç.
Video e momentit kur Corrado vret pulëbardhën bënë jehonë në mediat sociale dhe ishin vendimtare për arrestimin e tij. Videot i dhanë mundësinë Guardia di Finanzas që të lokalizonin Corradon.
Operacioni, nën drejtimin e DDA së Napolit dhe prokurorëve Ida Teresi dhe Alessandra Converso çoi në arrestimin e 15 individëve që vepronin në kryeqytetin e Campania-s dhe rrethinat e tij.
Shtatë prej tyre u kapën në flagrancë me pothuajse një kuintal drogë (kokainë dhe hashash), një pistoletë me numrin serial të fshirë, dy karikatorë, 33 gëzhoja dhe mbi 820 mijë euro cash.