Është deklaruar berberi i lokalit ku dyshohet se nisi zënka që çoi në vrasjen e 18-vjeçarit nga Podujeva, Lulzim Fejzullahut, vrasje kjo që tronditi vendin. I riu që ndërroi jetë të shtunën, përfundoi në QKUK para disa ditësh, pasi u rrah brutalisht nga disa të mitur. Për këtë krim makabër, dy persona tashmë ndodhen nën masën e paraburgimit, teksa po hetohet në zbulimin e rrethanave dhe motivit.
Në deklarimin e berberit i cili nuk e bëri të ditur identitetin, lihet dyshimi se përveç konfliktit në lokal , i cili tashmë dihet, mund të ketë ndodhur edhe diçka tjetër mes dy palëve jashtë lokalit të tij, pasi siç shprehet ai aty palët ishin ndarë në paqe nga të pranishmit teksa shton se vrasja ndodhi një ditë më pas.
“Rasti ka ndodh për shkak të rendit. Ka pas fjalosje pak në lokal temin, por diçka serioze nuk ka pas. Viktima u ardhë masanej (pas të dyshuarve), janë kap qashtu për rend. Fjala e parë u kanë ‘unë jam në rend’, tani ‘jo pse po pi cigare ti’, ‘s’muj me pritë unë në rend’, qështu. Tani i kemi nda dy palët. Nuk e di a janë shty me krah se unë kam vazhdu punën tem, ai (Lulzimi) ka toleru, shkurt. Ka ecë…përjashta çka kanë bo nuk e di, kjo punë ka ndodh mas një dite, e shtunë u kanë kur janë kanë te unë, të dielën ka ndodh rasti. Në lokal temin s’ka pas diçka serioze hiç, me fjalë të mira i kena nda dy palët. Mas një dite çka ka ndodh unë se di”, u shpreh ai për lajmi.net.