Vrau policin pas sherrit se kush kalon i pari në rrugë, autori ishte në makinë me mamanë

Detaje të reja kanë dalë nga vrasja e policit Novruz Cenalia në Fier. Mësohet se autori i vrasjes ka qenë në makinë me mamanë në momentin kur ka qëlluar me një plumb në kokë policin 28-vjeçar.

Gjithçka nisi pas një sherri se kush do kalojë i pari me makinë në rrugën në fshatin Baltëz, kur autori Azgan Mërnica e qëlloi për vdekje efektivin.

Si u vra efektivi i ‘Shqiponjave?

28-vjeçari Novruz Cenalia u vra me një plumb në kokë më 13 maj 2024 në fshatin Baltëz të Fierit. Ai ishte nisur për të shkuar në punë, por u përfshi në një debat me Azgan Mërnicën, 23 vjeç, për radhën e kalimit me makinë.

Në këtë moment, 23-vjeçari nxori pistoletën që e mbante me vete dhe me një tek plumb në kokë la të vdekur në vend punonjësin e Policisë së Shtetit. Më pas ai u largua nga vendi i ngjarjes.

I ati i Nevruz Cenalisë është po ashtu polic pranë sallës operative të Policisë Fier, i cili dyshohet të jetë i përfshirë në një vrasje të ndodhur vite më parë në vendlindje në Has, të mbyllur në dyert e drejtësisë, çfarë fillimisht e vendosi në tavolinën e hetuesve si pistë, por u sqarua shpejt që nuk kishte lidhje. Ndërkohë, autori i ngjarjes, Asllan Mernicën, rezulton të jetë vëllai i Kiri Mërnicës, i arrestuar për tentativë vrasje.