Ushtarët rusë janë vrarë në rajonin e shkëputur të Nagorno-Karabakh, ka thënë Ministria e Mbrojtjes e Rusisë.
Në deklaratën e lëshuar për mediat shkruan se automjeti në të cilin ndodheshin ushtarakët u qëllua me armë të lehta ndërsa kthehej nga një post vëzhgimi që drejtohej nga kontingjenti paqeruajtës rus në fshatin Dzhanyatag.
Ai shtoi se përfaqësuesit rusë dhe azerbajxhanas të autoriteteve hetuese po përpiqen të sqarojnë rrethanat e incidentit.
Departamenti nuk specifikoi se sa personel ushtarak ndodhej në automjet, raporton skynews.
Ndërkohë, disa media raportojnë se bëhet fjalë për dy ushtarë rusë ndërsa ka vdekur edhe një paqeruajtës.
Ndryshe, Azerbajxhani ka filluar sulmet ndaj territorit të kontestuar të Armenisë, Nagorno-Karabakh.