Një shqiponjë ju bë vdekje e kontrolluar nëpërmjet eutanazisë në Norvegji, pasi dyshohet se sulmoi dhe plagosi të paktën katër persona, përfshirë një fëmijë 20-muajsh.
Transmetuesi publik NRK raportoi se në sulmin e fundit të shtunën, shqiponja sulmoi një vajzë të vogël që po luante në oborrin e shtëpisë së familjes në rajonin qendror Trondelag.
“Shpendi erdhi nga hiçi dhe rrëmbeu vajzën tonë më të vogël. Nëna kërceu dhe kapi shqiponjën, por duhej të luftonte për ta lënë të ikte. Një fqinj u desh të ndihmonte”, tha babai i vajzës për televizionin.
“Shqiponja vazhdoi të kthehej, edhe pse fqinji e përzuri me shkop”, – shtoi ai.
Fëmija përfundoi me qepje dhe gërvishtje në fytyrë, përfshirë nën sy.
Shqiponjat e arta kanë një hapje krahësh deri në dy metra dhe janë të zakonshme në pjesën më të madhe të Skandinavisë. Ato hanë kryesisht gjitarë të vegjël, dhelpra dhe dele.
Mariann Myrvang, e cila u sulmua një ditë më parë, tha për NKR se ajo bëri thirrje për ndihmë kur “diçka e madhe dhe e rëndë ra mbi supet e saj”. Ajo tha se ra në gjunjë, ndërsa burri i saj kapi një degë dhe e largoi shqiponjën.
Një rojtar, tha për VG se ai mbërriti në vendngjarje menjëherë pas sulmit ndaj fëmijës së vogël dhe se ai “eutanizoi” shqiponjën, por nuk tregoi se si u vra ajo.