Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka bërë me dije se ka zhvilluar bisedë telefonike me homologun e Francës, Emmanuel Macron.
Vuçiç deklaroi se i ka parashtruar Macron situatën e fundit në Kosovë, duke shtuar se ndaj serbëve “është duke u ushtruar dhunë direkte”.
“Kjo heq çdo mundësi për bisedime të civilizuara dhe përpjekje për zgjidhje të çështjeve”, ka shkruar Vuçiç në rrjetet sociale.
“I thashë që Serbia mbetet e përkushtuar për dialog dhe paqe, edhe pse komuniteti serb në Kosovë është i vetmi grup etnik që i ekspozohet dhunës sistematike. I kërkova Presidentit Macron që të bëjë përpjekje shtesë që pala e Prishtinës të vijë në vete dhe të kthehet në kornizën konkrete të bisedimeve sa më parë që të jetë e mundur, si dhe të ndalojë të gjitha përpjekjet që synojnë de-përshkallëzimin e situates e pakuptimtë””, shkruan ai.
Vuçiç shton se e ka falënderuar presidentin francez për vullnetin e tij që ta dëgjojë Beogradin si dhe e ka falënderuar për përcaktimin e tij për të bërë përpjekje shtesë për zgjidhjen e situatës, që është e ka quajtur, komplekse dhe të rrezikshme.