Vuçiç i ankohet Kinës, i nis Xi Jiping letër informuese për situatën në Kosovë

Pas Rusisë, presidenti Aleksandër Vuçiç po intensifikon përpjekjet për të konsoliduar mbështetjen e Kinës, lidhur me raportin me Kosovën.

Vuçiç u takua me ambasadorin kinez në Beograd, Li Ming, të cilit i ka dorëzuar “një letër sa i përket situatës në Kosovë”.

Këtë e njoftoi përmes një postimi të publikuar në rrjetet sociale. Siç thuhet letra i adresohet udhëheqësit kinez, Shi Xhinpin.

“E falënderova ambasadorin Li Ming për reagimin e fuqishëm dhe të qartë të Ministrisë së Punëve të jashtme të Republikës Popullore të Kinës sa u përket lëvizjeve të pamatura të Prishtinës, që qartazi janë të drejtuara kundër popullit serb në ‘Kosovë dhe Metohi’”, ishte mesazhi i Vuçiç.