Ditën e nesërme Tirana do të presë liderët evropianë, në kuadër të Samitit të Bashkimit Europian, për Ballkanin Perëndimor.
Mes krerëve të shteteve që do të jenë në kryeqytet, është dhe presidenti serb Aleksandër Vuçiç. Pikërisht për këtë vizitë, ka reaguar dhe ballisti Isamil Morina, personi i cili ngriti dronin në ndeshjen mes Serbisë dhe Shqipërisë në Beograd.
Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Morina shkruan se ka ardhur në tokën shqiptare dhe kur flet për mënyrën sesi mund të jetë bindur Vuçiç, përmend me ironi emrin e Zanës (Aktivistja Zana Avdiu kritikoi gjestin e Xhakës ndaj Serbisë).
“Kam marr vesh qe Vuçiça don me ardh në samit nesër, ia kishin pas mbush mendjen pasi i kishin ofru do karamele ZANA,unë sapo zbrita në aeroportin NANA TEREZË, nji palë syze t’moçme i kam marrë me vete,amanet i vjetër prej POTOÇARI janë….” – shkruan Ballist Morina.