Vuçiq ankohet që po sanksionohen serbët: Një herë liderët e serbëve në Veri, pastaj Dodik, tash edhe Vulin…

Figura serbe me ndikim në Kosovë, Serbi e Bosnje dhe Hercegovinë po sanksionohen nga perëndimi, më saktësisht prej SHBA-ve.

E kjo nuk po i pëlqen presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, i cili në një takim me krerët e entitetit serb të Bosnje dhe Hercegovinës, Millorad Dodik dhe Zheljka dha kritika për perëndimin.

Sipas propagandës së tij, sanksionimi i figurave serbe në Kosovë si Milan Radojçiq ia ”ka hapur rrugën”, kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit për ”veprime anti-serbe”, ka raportuarB92.

Ndër figurat e sanksionuara është edhe Aleksandër Vulin, kreu i shërbimit sekret serb. Më parë ishte sanksionuar edhe kreu i serbëve të Bosnjes dhe Hercegovinës, Milorad Dodik.

“Këto janë presione serioze, sanksionet janë probleme serioze. Janë ngritur edhe kundër kreut të BIA-s Aleksandar Vulin. Sanksione janë ngritur edhe më herët kundër liderëve të serbëve në Veri të Kosovës, kur u desh të kriminalizoheshin për t’ju hapur rruga Kurtit për të gjitha veprimet anti-serbe në Kosovë”, ka deklaruar Vuçiq.

“Pastaj u bë me Presidentin Dodik, pastaj Vulin, pastaj me të gjithë lidershipin dhe zyrtarët e tjerë shtetërorë të Srpska – dhe Zheljko dhe Stevandiq. Këto janë tani presione të mëdha ekonomike dhe presione të mëdha financiare. Populli pret të marrë gjithçka që dëshiron që i takon dhe nuk i intereson çfarë dhe sa presion ka. Ju duhet të luftoni për njerëzit. Është e rëndësishme që njerëzit të dinë se situata është e vështirë. Asgjë nuk është e lehtë, por duhet të luftojmë”, ka thënë ai.