Vuçiq bën tifo për Marokun kundër Kroacisë: Marokenët janë vëllezërit tanë, ata nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në fjalimin e tij sonte ka folur për Botërorin dhe Kombëtaren e Kroacisë, ndërsa ka treguar se nuk e ka përkrahur këtë kombëtare.

Vuçiq ka shpjeguar se ka uruar ministrin Tomislav Žigmanov, i cili u gëzua për fitoret e Kroacisë, si dhe i uroi të gjithë për lojën e mirë.

– Urime të gjithëve, urime për një lojë të mirë. Nuk i zgjedh ti fqinjët, aty të vendos Zoti, ti i zgjedh miqtë në bazë të interesave të tua, jo ku jetojnë. Isha me Argjentinën dhe Marokun me gjithë zemër. Kam mbështetur Argjentinën dhe të gjithë të tjerët. Dhe gjithmonë do të flas hapur – tha Vuçiq.

Më pas Vuçiq ka folur së për kë do të bëjë tifo në finalen mes Argjentinës dhe Francës.

– Nuk e di vërtet, por e di që do të mbështes Marokun në ndeshjen për vendin e tretë kundër Kroacisë. Marokenët janë vëllezërit tanë, ata e kanë dëshmuar këtë, nuk e njohin Kosovën e pavarur – përfundoi Vuçiq