Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka njoftuar se të enjten do t’i dërgojë kërkesë komandantit të KFOR-it për të lejuar kthimin e forcave ushtarake dhe policore në Kosovë.
Këtë kërkesë Vuçiq e ka përmendur edhe të enjten e kaluar (më 8 dhjetor).
Ai në një konferencë të dielën pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë ka thënë se ditë të vështira po i presin serbët në veri të Kosovës.
Vuçiqi ka shtuar se e diela ka qenë ditë më e vështirë për të si kryeministër dhe president i Serbisë.
“Duke i parë pjesëtarët e forcave të armatosura, për pak sa nuk kam qarë… Nuk ka të bëjë me Kosovën dhe nuk e di pse, u gëzova pa masë kur pashë atë lloj bashkimi, vendosmërie dhe dëshirë të kryejnë çdo detyrë që u vinte nga udhëheqja shtetërore”, shtoi ai./ rsN1