Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është zgjuar nervoz këtë të diel. Ai përmes një videoje në Instagram ka thënë se 7 ditët e fundit ishin më të vështirat në 15 vitet e fundit.
“Më të vështirat për shkak të ngjarjeve në Kosovë dhe Metohi, por edhe për shkak të fushatës së përgjithshme kundër Serbisë, një fushatë gënjeshtrash”, tha ai.
Ai tha se janë përballur me “presionin më të madh të mundshëm”.
“Këta janë njerëz që e mbrojnë me dinjitet urdhrin e OKB’së dhe të drejtën e njerëzve të vegjël për të pasur zërin e tyre, të drejtën e kombeve të vogla për të mbijetuar. Gjithashtu, ne jemi përballur me presionin më të madh të mundshëm. Një parim vlen për të gjithë, dhe papritmas nuk vlen për vetëm për një, që janë serbët”, tha Vuçiq.
Më pas, presidenti serb deklaroi se nuk i intereson se sa presion i ushtrohet.
“Dhe nuk më intereson kush dhe sa presion do të ushtrojë, ashtu siç nuk më intereson se si dhe në çfarë mënyre synojnë ta lëndojnë Serbinë me gënjeshtrat e tyre.”
“E jona është që tabshkohemi, të jemi edhe më të fortë, të ndërtojmë më shumë fabrika, edhe më shumë rrugë, spitale, ta forcojmë ushtrinë tonë, ta mbrojmë vendin tonë. Dhe ju mund të ëndërroni pavarësinë e Kosovës”, tha ai.
Duke folur rreth alarmit dhe kërkesës së SHBA’së që Serbia ta largojë ushtrinë e grumbullar afër kufirit me Kosovën Vuçiq thotë se i shqetësoi armatimi i Serbisë.
“Në fakt, të jem i sinqert, i shqetësoi që e kuptuan se Serbia ka armë të sofistikuara, siç thonë ata dhe ata din të shpikin dhe të gënjejnë, por më e vështira ishte të dëgjonim rrëfimet se si duhej ta mirëpritnim aksionin e të ashtuquajturës polici të Kosovës dhe kot ishin fjalët tona se ajo nuk u bë në mënyrë profesionale”, tha ai.