Serbia i kthehet ashpër Shteteve të Bashkuara, pasi Departamenti i Shtetit i bëri thirrje Beogradit dhe Prishtinës të përmbahen nga veprimet e pakoordinuara apo aktet legjislative që janë në kundërshtim me normalizimin e marrëdhënieve.
“Serbia nuk ka nga çfarë përmbahet. Do të të ishte mirë që SHBA të përmbahet nga përpjekjet për të qeverisur Serbinë”, ishin fjalët e zv.kryeministrit Aleksandër Vulin.
Ai sulmoi gjithashtu Uashingtonin për mbështetjen herë publike dhe herë e fshehtë ndaj Kurtit, siç u shpreh, dhe dhunës së tij kundër serbëve.
“Dhe nëse SHBA do të përmbahej nga bombardimi i Serbisë pa pëlqimin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, nuk do të kishte pasuar të ashtuquajturën “Kosovë”, as dëbim të serbëve dhe as destabilitet në rajon”, deklaroi Aleksandër Vulin.