Zëvendëskryeministri i Serbisë, Aleksandar Vulin, i cili ndodhet për një vizitë zyrtare në Rusi, ka takuar drejtorin e Shërbimit të Jashtëm të Inteligjencës në Moskë, Sergej Naryshkin. Vulin dhe Naryshkin diskutuan për përmirësimin dhe forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit mes strukturave të sigurisë së Serbisë dhe Rusisë, siç bëri të ditur qeveria serbe në një njoftim.
Sipas komunikatës, Naryshkin ka vlerësuar përpjekjet e zëvendëskryeministrit Vulin, i cili, siç thotë duke kryer funksionet e ministrit të Mbrojtjes, të Punëve të Brendshme dhe drejtorit të Agjencisë për Siguri dhe Informacion ka ndikuar në zhvillimin e marrëdhënieve të mira mes shërbimeve serbe dhe ruse.
Vulin, nga anën tjetër, ka falënderuar shefin rus të spiunazhit për “partneritetin e besueshëm dhe gjithmonë të sigurt, si dhe mbështetjen ndaj Serbisë”. Vulin konsiderohet si një nga mbështetësit më të mëdhenj të Kremlinit në qeverinë serbe dhe është në listën e zezë të Departamentit Amerikan të Shtetit.