Wagner kërcënon Putinin, Prigozhin: Bëhu serioz për luftën ose prit revolucion

Themeluesi i grupit të mercenarëve famëkeq rus Wagner, Ivgjeni Prigozhin foli pa dorashka lidhur me luftën në Ukrainë, duke kërcënuar drejtpërdrejtë udhëheqësit, përfshirë presidentin Putin që të bëhen seriozë për luftën, ose në të kundërt do të përballen me revolucion.

Gjuha e përdorur nga kryemercenari ishte tepër e rëndë dhe e mbushur me fyerje e ofendime për fëmijët dhe vetë udhëheqësit rusë.

“Kur fëmijët e elitave vendosin krem mbrojtës dhe e publikojnë në Instagram, YouTube dhe rrjete të tjera, fëmijët e njerëzve të zakonshëm kthehen në arkivole zinku, të bërë copash, me nënat që vajtojnë për djalin e humbur. Kam dërguar një video të një babi që rri pranë djalit të tij të vdekur duke thënë: ‘Vladimir Putin, e kuptoj që dekoron gjeneralët me medalje, pse djali im nuk është dekoruar? Ky i moshuar është bërë copash, ndërsa ai injoranti, dhëndri i ministrit Shoigu, po tund të pasmet e tij në Emiratet Arabe.

Të gjitha këto përçarje mund të përfundojnë në një revolucion, siç ndodhi në vitin 1917. Fillimisht ushtarët do të ngrihen në kryengritje, më pas edhe familjarët e tyre. Është e gabuar të mendosh se janë vetëm disa qindra, ata janë dhjetëra mijëra, të afërm të atyre që janë vrarë. Me shumë gjasa do të jenë qindra mijëra dhe ne nuk mund ta shmangim atë. Prandaj këshilloj elitën e Federatës Ruse: Ju bij të përdalash, mblidhni fëmijët tuaj. Dërgojini në luftë. Kur ju tu bëni funeralin dhe t’i varrosni ata, atëherë njerëzit do të thonë: Gjithçka është e drejtë tani”, u shpreh Prigozhin.