Xhaka e Kryeziu ndëshkohen me të kuq në derbin e “çmendur” zviceran

Taulant Xhaka pritet të dënohet me shumë ndeshje për veprimin në ndeshjen e Baselit ndaj Zuerichut. Baseli humbi 2:0 në shtëpi nga Zuerichu, të dielën. Ishte derbi i xhiros së 32-të të Superligës së Zvicrës. Xhaka ka goditur me kokë në trup një lojtar të Zuerichut.

Ai u përjashtua me të kuq në minutën e 12-të të kohës shtesë. Në minutën e shtatë të kohës shtesë me të kuq u ndëshkua Mirlind Kryeziu, mbrojtësi i Zuerichut. Ai në fakt nuk ishte fare në lojë. Kjo nuk ishte e tëra në derbin shumë të tensionuar. Me të kuq u përjashtua edhe Wouter Burger i Baselit, në minutën e 97-të e Kasim Adams i Baselit në minutën e 85-të. Kartonët e verdhë ishin të shumtë.

Zuerichu golat e fitores i shënoi në minutat shtesë. Golin e parë, në minutën e 91-të e shënoi nga pika e bardhë.

Lindrit Kamberi e Fidan Aliti startuan te Zuerichu. Te Baseli startuan Xhaka e Andi Zeqiri. Te Zuerichu si zëvendësues luajti edhe Bledian Krasniqi.